Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Turisti’ nga Shqipëria kapet me 112 doza kokaine në Itali/ Përfundon në pranga 20-vjeçari
Një 20-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se udhëtonte shpesh drejt Italisë për të shpërndarë drogë, është arrestuar në Fano, pasi u kap me 112 doza kokaine të fshehura nën sedilen e një automjeti. I riu po lëvizte në lagjen Paleotta të shtunën në mbrëmje, kur patrulla e Komisariatit të Fano-s i bëri shenjë të ndalonte. Në përpjekje për t’u fshehur, ai uli sedilen e makinës Fiat Grande Punto ku ndodhej, duke u munduar të bëhej i padukshëm, veprim që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen e policisë, e cila po kryente kontrolle kundër vjedhjeve në banesa. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti në një çantë shpine 112 doza kokaine me peshë totale 264 gramë, ndërsa disa doza të tjera iu gjetën me vete. Sipas autoriteteve italiane,...