Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Me flamurin e ISIS në banesë, dalin pamjet nga arrestimi dy të rinjve në Pukë: Qëlluan me armë ndaj RENEA-s
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e dy të rinjve në Pukë, E. U., 35 vjeç dhe J. C., 34 vjeç. Aksioni për kapjen e tyre zgjati rreth 12 orë pasi njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve. Uniformat blu kishin dalë në terren në fshatin Orosh, kur kanë konstatuar në mëngjesin e 24 nëntorit një person, i cili sapo ka parë policët është larguar me shpejtësi për t’u futur në një banesë të braktisur. Efektivët i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por nuk i është bindur thirrjes së tyre dhe i ka kërcënuar. “Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë...