Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbulime të reja nga SPAK/ Belinda Balluku kontrollonte në kohë reale fituesit e projekteve, Berberi i niste foto me…
Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e pezulluar nga detyra nga GJKKO. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, abuzim ky i cili kap vlerën e 210 milionë eurove. Nga këqyrja e telefonit “Blackberry” që iu sekuestrua ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi gjatë arrestimit pranverën e 2024. Në aplikacionin “Signal Private Messenger” janë zbuluar komunikime mes Evis Berberit dhe Miranda Shkurtit, përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve në ARRSH. Në datën 11 gusht 2021, Evis Berberi i dërgon shtetases Miranda Shkurti mesazhin “Hapja e ofertave ne 15 shtator te gjitha unazat”. Shkurti i përgjigjet: “Po Edhe po te hedhim...