Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Asim Vokshi betohet sot në Presidencë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Pas zgjedhjes së tij nga Gjykata e Lartë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Asim Vokshi betohet këtë të martë (25 nëntor) në Presidencë. Ceremonia e betimit të tij, do të mbahet në orën 10:00. Vokshi do të zëvendësojë në detyrë Holta Zaçajn, mandati i së cilës përfundoi më 10 mars. “Ceremonia e betimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Asim Vokshi, do të zhvillohet ditën e martë, më 25 nëntor, në orën 10:00”, thuhet në njoftim. Asim Vokshi u zgjodh më 30 nëntor nga Gjykata e Lartë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në Mbledhjen e Posaçme të gjyqtarëve, 6 pjesëmarrës votuan për kandidatin Asim Vokshi, kandidatja Naureda Llagami mori 8 vota dhe Florian Ballhysa nuk mori asnjë votë. Megjithëse asnjë prej tre kandidatëve nuk mori 3/5...