Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët
Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimeve të depozituara prej saj. Sipas Kalajës, akuzat bazohen në dokumente zyrtare, shumicën e të cilave, sipas saj, “m’i kanë sjellë vetë socialistët e ndershëm”. Këto dokumente kanë shërbyer si bazë për kallëzimet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të lartë. Një nga kërkesat kryesore të kallëzimit ka qenë hetimi pasuror, pasi sipas Kalajës janë evidentuar shkelje dhe problematika në raport me pasuritë dhe paratë e dyshuara si produkt i korrupsionit. Ajo shtoi se Balluku mund të përbënte rrezik për tjetërsimin apo dëmtimin e provave dhe mund të ushtronte presion mbi dëshmitarët, për shkak të funksionit politik. Kalaja ngriti gjithashtu...