Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Venecia i mbyll dyert Greta Thunberg, aktivistja gjobitet dhe ndalohet të hyjë
Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të grupit “Extinction Rebellion” janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me nga 150 euro secili, pas një serie protestash ku lumenjtë, kanalet dhe shatërvanët në dhjetë qytete italiane u lyen me një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Mes këtyre qyteteve ishte edhe Venecia, ku aktivistët ngjyrosën Kanalin e Madh, një prej pikave më ikonike të qytetit. Sipas grupit, ngjyra e përdorur ishte “plotësisht e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin”, ndërsa protesta u zhvillua me sloganin “Stop Ecocide”, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare për samitin COP30 që do të mbahet në Brazil. Gjatë protestës në Venecia, ku mori pjesë edhe vetë Greta Thunberg, aktivistët marshuan pranë turistëve në Urën e famshme Rialto, duke tërhequr vëmendjen...