Moska zyrtare: Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi 10 dronë që po vinin drejt kryeqytetit

Moska zyrtare: Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi 10 dronë që po vinin drejt kryeqytetit

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar sot 10 dronë që po shkonin drejt Moskës, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit. Sipas mediave të huaja, Ministria tha se nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës së Moskës (5 e mëngjesit-5 pasdite GMT), 50 dronë ukrainas u rrëzuan në rajonet e Moskës, Bryansk, Kaluga dhe Kursk, si dhe në Krime dhe mbi ujërat e Detit të Zi. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendet ku kanë rënë mbeturinat e dronëve që udhëtonin drejt kryeqytetit. Sulmet synojnë infrastrukturën energjetike Gjatë disa javëve të fundit ka pasur ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike dhe ngrohjes në disa pjesë të Ukrainës si pasojë e sulmeve ruse. Ukraina ka...