Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pas disa orësh tension, dy të armatosurit dorëzohen para policisë në fshatin Orosh
Arben Uka dhe Julian Cumraku, të cilët ndodheshin të armatosur në një banesë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë-Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, janë dorëzuar para policisë, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj. Të dy personat konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë.Lexo edhe :Related Posts Më herët, ata kishin bërë thirrje policisë dhe forcave RENEA, duke kërcënuar se do të qëllonin nëse forcat e rendit nuk largoheshin nga zona. Pas negocimeve dhe ndërhyrjes së kontrolleve të specializuara, situata u neutralizua pa pasoja. /vizionplus.tv