Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Do jepja dorëheqjen nëse do isha në vend të Ramës”, Bozdo reagon ashpër: Kryeministrin do e çojmë te vendi si Veliajn
Enno Bozdo, në një lidhje direkte për një emision televiziv deklaroi se nëse do të ishte në vend të kryeministrit Edi Rama do të jepte dorëheqjen. Duke folur për foltoren para Kryeministrisë, Bozdo u shpreh: “E rëndësishme është komunikimi me qytetarët, ngjallja e nervit të reagimit shoqëror. Kjo është gjëja më e rëndësishme ku është fokusuar objektivi i kësaj foltoreje. Nëse do isha në godinën përballë, mendoj që do kisha dhënë dorëheqjen me kohë. Erion Veliaj sot është në atë vend që është. Lëvizje të tilla gjithmonë janë marrë me skepticizëm. Pastaj, kur kanë prodhuar atë që kanë prodhuar, njerëzit i kanë dhënë të drejtë strategjisë së Partisë Demokratike. Në realitetin e sotëm nuk kanë shumë rëndësi numrat sesa ka rëndësi konsistenca dhe këmbëngulja dhe...