Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Berisha në foltoren para Kryeministrisë: Do ikim nga ky shesh me fitore
Partia Demokratike organizoi sot protestën e radhës para Kryeministrisë, një javë pas themelimit të foltores parlamentaro-qytetare. Sali Berisha tha se koha po thërret sot çdo të ri shqiptar që të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset. Kreu i PD tha se do të mblidhen para Kryeministrisë deri në largimin të hajdutëve nga qeveria. “Këtë vend këtu nuk e kemi zgjedhur kot. Jo, ta dini secili prej jush. Kërkohen sakrifica. Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë. Do e çlirojmë edhe atë ndërtesë. Erdhëm këtu për t’i qëndruar armikut përballë. Erdhëm këtu për të mos ikur kurrë nga ky shesh pa fitoren. Çdo shqiptar duhet ta dijë këtu se...