Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shqiptari arrestohet në Itali: Shiste kokainë “derë më derë”
Një 22-vjeçar shqiptar me qëndrim ilegal në Itali është arrestuar në Piacenza për trafik droge, pasi shpërndante kokainë klientëve “derë më derë” në komunat Gossolengo dhe Podenzano. Ai përdorte një “Fiat Panda” me qira dhe fshehte drogën brenda kanaçeve metalike me aroma të ndryshme. Policia, pas një vëzhgimi disa ditor, ndërhyri në mëngjesin e së shtunës dhe kapën shqiptarin me 26 gramë kokainë të ndarë në 43 doza, si dhe para të gatshme. Një shtetas italian që kishte blerë dy doza u arrestua gjithashtu. Pas gjykimit të shpejtë, shqiptarit iu revokua leja e qëndrimit dhe u dëbua menjëherë nga Italia, duke u rikthyer drejt Tiranës përmes Aeroportit të Malpensës.