Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të Bashkimit Europian, pas planit me 28 pika për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.  Komentet Borrell i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkroi se Trump së paku duhet të ishte konsultuar me BE-në për këtë plan.  Ai shtoi gjithashtu se dorëzimi i BE ndaj kërkesave të Trump për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë.  “Me planin 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-të dhe Trump nuk mund të konsiderohen më si aleate e Evropës, e cila as nuk konsultohet për çështje që ndikojnë në sigurinë e saj. Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së. ...