Uashingtoni i jep goditjen e radhës Maduros/ Shpallet nga Shtëpia e Bardhë si anëtar i një “organizate terroriste”

Uashingtoni i jep goditjen e radhës Maduros/ Shpallet nga Shtëpia e Bardhë si anëtar i një “organizate terroriste”

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar Cartel de los Soles të Venezuelës si një organizatë të huaj terroriste dhe ka emëruar edhe presidentin Nicolas Maduro si pjesë të saj.  Sipas mediave amerikane, Departamenti i Shtetit e shtoi të hënën Cartelin e Diellit në Regjistrin Federal, duke i dhënë administratës Trump mjete shtesë për ta ndjekur penalisht.  Cartel de los Soles i referohet një rrjeti zyrtarësh qeveritarë dhe ushtarakë në Venezuelë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.  Javën e kaluar, senatori Marco Rubio deklaroi se Cartel de los Soles dhe kartele të tjera në Venezuelë janë “përgjegjëse për akte terroriste në të gjithë hemisferën tonë, si edhe për trafikimin e narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”.  Përcaktimi i një entiteti si organizatë e huaj terroriste nuk nënkupton domosdoshmërisht marrjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes theksoi se ky hap i jep “një sërë...