Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Balla ironizon: Sot nuk erdhën dot ca nga krushqit, u lodhën në dasmën e javës së kaluar

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Balla ironizon: Sot nuk erdhën dot ca nga krushqit, u lodhën në dasmën e javës së kaluar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me ironi pas protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë, me pjesëmarrje të ulët.  Balla publikoi një foto me batutën se në protestë nuk erdhën dot disa nga krushqit, pasi u lodhën në dasmën e javës së kaluar, duke iu referuar protestën që zhvilloi PD një javë më parë.  “Sot nuk erdhën dot ca nga krushqit, ndoshta u lodhën në dasmën e javës së kaluar”, shkruan ai.  Një javë më parë, në protestën e  parë të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë, Balla iu referua batutës së aktorit Besnik Çinari, duke shkruar: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm!”