Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që mund të ndodhte!
Ishte momenti më i lumtur për një të re 19-vjeçare. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë binjakë. Por kishte një problem të vogël: nuk e dinte me saktësi kush ishte babai. Diçka që e zgjidhi me një test atësie, rezultati i të cilit i habiti të gjithë dhe që mjekët u detyruan t’ia shpjegonin. Goiás, nëna braziliane me origjinë nga Mineiros, mbeti e shtangur nga rezultati. Bëhej fjalë për një fenomen tejet të pazakontë dhe të papritur, nga i cili ekzistojnë vetëm 20 raste të regjistruara në mbarë botën: vetëm një prej fëmijëve përputhej me burrin që ajo besonte se ishte babai. Foshnja tjetër kishte një baba tjetër. “Nuk e dija që kjo mund të ndodhte. Janë shumë të...