Kreu i PD Berisha para Kryeministrisë: Demokratët nuk janë vetëm, kemi mbështetje ndërkombëtare

Kreu i PD Berisha para Kryeministrisë: Demokratët nuk janë vetëm, kemi mbështetje ndërkombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në “Foltoren 2” përpara kryeministrisë ka falënderuar qytetarët simpatizantët e PD për mbështetjen e dhënë.  Berisha theksoi se vendi ka qeverinë më të korruptuar dhe më anti-shqiptare. Gjithashtu shtoi se “kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më hajdute që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar”.  “Të dashur demokrate e demokrate që jeni sot këtu në këtë Foltore, një përshëndetje të përzemërt , të gjithë opozitarëve, shqiptarëve që me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Unë ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga përfaqësues të 115 partive të djathtë nga të katër...