Shqipëria promovon turizmin dhe artizanatin në Panairin “Wine Vision” në Beograd

Shqipëria promovon turizmin dhe artizanatin në Panairin “Wine Vision” në Beograd

Në edicionin e tretë të Panairit Ndërkombëtar “Wine Vision” në Beograd, Shqipëria prezantoi ofertën e saj turistike dhe mjeshtërinë artizanale në një stendë të përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitorët patën mundësinë të njiheshin me destinacionet natyrore, thesarët e trashëgimisë kulturore dhe artizanatin unik shqiptar.Gjatë tryezave të punës, përfaqësuesit e tre vendeve shkëmbyen përvoja dhe diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë jomateriale. Energjia dhe ritmi i kulturës shqiptare u sollën nga Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, duke e bërë prezantimin edhe më të veçantë.Agjencia Kombëtare e Turizmit theksoi në rrjetet sociale se panairi është një mundësi e jashtëzakonshme jo vetëm për promovimin e kantinave shqiptare, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal drejt tregjeve ndërkombëtare.Gjatë panairit, Drejtoresha e Përgjithshme...