Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Unaza” nuk është e vetmja, hetimeve për Ballukun u bashkohen edhe 6 lote të tjera
belinda balluku TIRANË- Hetime të reja bëhen me dije për Belinda Ballukun, tashmë e pezulluar nga detyra. Loti 4 i Unazës së Madhe iu shtua listës së çështjeve për hetim, por nuk është i vetmi. Bëhet fjalë edhe për 6 lote të tjera, duke krijuar atë që brenda institucioneve quhet “dosja e madhe” e tenderëve të infrastrukturës. Lidhur me këtë, janë një sërë dokumentesh, komunikimesh që i përkasin viteve 2021–2023, të cilët mund të shtojnë numrin e të pandehurve. Nga ky verifikim priten që të merren të pandehur edhe persona të tjerë. Nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike bisedat e saj me vartësit, kryesisht Kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi, i cili tani ndodhet në burg. Mesazhet e përfshira në...