Kthesë e papritur për Nedim Bajramin, trajneri që nuk i dha asnjë minutë lë gjithçka të hapur: E ndjeva se…

Kthesë e papritur për Nedim Bajramin, trajneri që nuk i dha asnjë minutë lë gjithçka të hapur: E ndjeva se…

Minutat për Nedim Bajramin mungonin nga 5 tetorit. Pas katër ndeshjeve ku ndodhej në tribunë ose stol, më në fund fantazisti i Kombëtares mori minuta me Rejnxhërsin. Bajrami u aktivizua në minutën e 64-t, ndërsa ishte pjesë e fitores 2 me 1 ndaj Livingston. Për të ishte ndeshja e parë me trajnerin Dani Rohl në krye, ndërsa ky i fundit e drejton ekipin prej shtatë ndeshjesh. Trajneri Rohl la përshtypje të mirë pas sfidës për Bajramin. Kështu e ardhmja e 26-vjeçarit mund të ketë kthese tjetër, ndërsa largimi më parë dukej i pashmangshëm. “Ai po priste për këtë mundësi. Disa lojtarëve u nevojiten këto momente, për të treguar kur mund të na ndihmojnë neve. Kishim një ndjesi të mirë pas pushimit për shkak të kombëtareve....