FSHF organizon kualifikueset për Euro 2026 U-19, Shqipëria e nis ndaj Luksemburgut

FSHF organizon kualifikueset për Euro 2026 U-19, Shqipëria e nis ndaj Luksemburgut

Nesër nis turneu i fundit kualifikues europian i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë vit. Të gjitha ndeshjet e grupit B2, të raundit të parë të Kampionatit Europian 2026, ku marrin pjesë Shqipëria, Sllovakia, Lihtenshtejni dhe Luksemburgu, do të luhen në “Egnatia Arena”, “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”. Kombëtarja U-19 e vajzave do të përballet nesër me Luksemburgun U-19 në “Egnatia Arena”, në orën 14:00. Ndërkohë, në orën 12:00, në “Air Albania” do të zhvillohet takimi Sllovaki U-19 – Lihtenshtejn U-19. Nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, vajzat kanë mbyllur përgatitjet. Asnjë futbolliste nuk ka probleme fizike dhe të gjitha do të jenë në dispozicion për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Luksemburgut. Ndeshja Shqipëri U-19 – Luksemburg U-19 do të transmetohet live në...