Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Opozita protestë para Kryeministrisë/ Çupi: Foltorja e Berishës pa sukses, po i bën presion drejtësisë
Sali Berisha riktheu këtë të hënë, më 24 nëntor 2025, mbështetësit e tij në një tjetër tubim para zyrës së Kryeministrit Edi Rama, në vijim të thirrjeve të tij për largimin e qeverisë. Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, e cilësoi këtë seri protestash si një “rit të konsoliduar” të Partisë Demokratike nën drejtimin e Berishës, duke argumentuar se veprimet e saj synojnë më shumë presion ndaj drejtësisë sesa objektivat e deklaruara politike. Sipas tij, PD ka funksionuar prej kohësh në funksion të interesave të ngushta politike dhe përballjes me çështjet e hapura gjyqësore, përfshirë 21 Janarin dhe Gërdecin. “Kjo është kthyer tashmë në një rit të partisë së Berishës. Është një gjë që në thelb ka një filozofi shumë të thjeshtë, të bëjmë se s’kemi ç’bëjmë. Është...