Gazetari u shpall “non grata” në Greqi, reagon Ardit Bido: E papranueshme për një shtet evropian

Gazetari u shpall “non grata” në Greqi, reagon Ardit Bido: E papranueshme për një shtet evropian

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas lajmit se gazetari Artan Hoxha është shpallur “non-grata” nga autoritetet greke. Bido e cilësoi këtë vendim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet evropiane. Përmes një reagimi publik në Facebook, deputeti socialist u shpreh se një vend si Greqia nuk duhet të ndikohet nga ajo që ai i quajti “grahmat e fundit të nacionalizmit”. Sipas Bidos, një veprim i tillë bie ndesh me vlerat që përfaqëson Bashkimi Evropian. “Detyrë e gazetarëve është të përballen me nacionalizmin politik”. Deputeti theksoi se gazetarët kanë rol të rëndësishëm në shoqëri, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme si nacionalizmi. “Sulmi ndaj tyre është abuzimi më i madh i vlerave evropiane,” deklaroi Bido, duke e konsideruar masën ndaj...