Tre ditë pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, reagon Mamdani: Ende mendoj se ai është fashist

Tre ditë pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, reagon Mamdani: Ende mendoj se ai është fashist

Nuk kanë kaluar as tre ditë që nga skena e pabesueshme në Zyrën Ovale mes Donald Trump dhe Zohran Mamdanit ku presidenti i dha atij “leje” ta quante fashist dhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut bëri pikërisht këtë. Në një intervistë në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Mamdani u pyet nëse e konsideronte ende Trumpin një kërcënim për demokracinë. “Unë vazhdoj të besoj gjithçka që kam thënë në të kaluarën”, u përgjigj kryetari i Nju Jorkut, duke shtuar: “Mendoj se është e rëndësishme në politikën tonë të mos i shmangemi pikave ku nuk pajtohemi.” Në fjalimin e tij të fitores më 4 nëntor, Mamdani tha se Nju Jorku kishte provuar se mund të ishte një “dritë” në një “periudhë errësire politike”....