Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK-ut

Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK-ut

foto nga publikimi i ambasades amerikane TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar më tej mbështetjen e tyre për institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit, duke ofruar asistencë për trajnimin e Gardës së Republikës që angazhohet në mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë dhe prokurorëve të SPAK-ut. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada amrikanë bën me dije se së fundmi, 8 anëtarë të Gardës kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Gjithashtu, SHBA-të kanë ofruar edhe pajisje taktike moderne për forcat shqiptare të sigurisë. "Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të...