Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ka rënë kambana”, Çollaku paralajmëron: FBI ka dhënë sinjal të qartë, rrethi i hetimeve prek edhe kryeministrin Rama
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka bërë një analizë të ashpër mbi lëvizjet e fundit të SPAK, vizitën e Dumanit dhe Çelës në Belgjikë dhe përfshirjen e SHBA-së në hetimet ndërkombëtare për narkopushtetin shqiptar. Ai ka komentuar edhe një deklaratë të fortë të Dan Bonginos, zëvendësdrejtor i FBI-së, i cili u dërgon një mesazh të prerë politikanëve të korruptuar: “Ne do t’ju gjejmë. E dimë kush jeni.” Sipas Çollakut, ky mesazh është drejtpërdrejt edhe për kryeministrin Edi Rama, ndërsa dosjet e kokainës, miliardat e investuara në Shqipëri dhe grupet e fuqishme kriminale ndërkombëtare po afrohen drejt Tiranës. ‘Do t’i shtoj kësaj edhe një postim të sotëm të Dan Bonginos, zëvendës drejtorit të FBI-t, i cili thotë, nëse je një politikan i...