Identifikohet 24-vjeçari i armatosur që kërcënoi policinë në Orosh (VIDEO)

Identifikohet 24-vjeçari i armatosur që kërcënoi policinë në Orosh (VIDEO)

Është identifikuar një nga personat e armatosur që dyshohet se fshihej në një banesë të braktisur në fshatin Orosh, në njësinë administrative Qafë Mali të bashkisë Fushë-Arrëz. Burime bëjnë me dije se personi i identifikuar është Julian Cumraku, 24 vjeç, i cili në momentin kur është zbuluar nga forcat e policisë ka kërcënuar se do të hapte zjarr mbi efektivët. Banesa e braktisur u rrethua paraditen e së hënës, pasi dyshohej se brenda saj fshiheshin dy persona të armatosur. Aktualisht nuk dihet ende identiteti i personit të dytë, as arsyet pse ata qëndronin të fshehur në godinë. Policia vijon hetimet, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.