Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
EMRI/Rrethohet zona, identifikohet 24-vjeçari i cili kërcënon RENEA-n dhe Antiterrorin në Fushë Arrëz!
Është bërë e mundur identifikimi i njërit prej personave të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili raportohet se ka kërcënuar forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre. Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkua. Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste. Personi tjetër nga Tirana, mbetet ende i paidentifikuar. Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar...