Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
RENEA blindon banesën në Fushë-Arrëz, zbulohet identiteti i një prej personave që fshihen brenda
Zbulohet identiteti i një prej personave të armatosur që fshihen në banesën e rrethuar prej mëngjesit të ditës së sotme nga policia në Fushë Arrëz. Mësohet se një nga personat e rrethuar, është 24-vjeçari Julian Cumraku, i cili kërcënon se do qëllojë me armë. Brenda banesës së pabanuar në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, fshihen dy persona të armatosur. Fillimisht banesa u rrethua nga policia e Pukës por më pas u kërkua mbështetja e forcave speciale RENEA. Burimet bëjnë me dije se shtëpia është në pronësi të Mehill Jakut ndërsa njëri prej tyre është identifikuar si Julian Cumraku 24 vjeç, nipi i tij. Kontrolli po kryhet me kujdes të shtuar për shkak të situatës së mundshme të rrezikshme. Banesa ndodhet pranë shkollës së Oroshit. Për shkak të largësisë së...