Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Artan Hoxha non-grata në Greqi, Bido: Sulmi përmes shpalljes “non-grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane
Deputeti i PS-së Ardit Bido ka reaguar lidhur me ndalimin e gazetarin Artan Hoxha në kufirin shqiptaro – grek. Gazetari Hoxha u shpall non grata nga autoritetet greke. Bido nënvizon se është e papranueshme që që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Gjithashtu shton se sulmi përmes shpalljen non grata, përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane. “Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Kërkimi i...