Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërkesa e KM për Kushtetuesen/ Bardhi: Rama kërkon t’i bëjë presion Drejtësisë
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit komenton vendimet e qeverisë, e cila çoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin dhe bllokimin e pasaportës të zv.kryeministres Belinda Balluku. Reagim i Kryeatrit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person. Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave të investohen institucionalisht në një rast individual për të goditur një masë sigurimi personal, qoftë kjo me karakter shtrëngues apo ndalues. Pa asnjë dyshim që...