Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Jo të gjithë e duan ChatGPT: Ky është trendi i ri anti-AI
Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale po hyn kudo në jetën tonë, nga puna, tek mësimet, arti dhe edhe mënyra si flasim me njëri-tjetrin një grup të rinjsh po i thotë thjesht: “Jo, faleminderit.” Ata quhen “AI vegans”, një lëvizje e re që zgjedh të mos përdorë fare gjenerues teksti, imazhesh apo çdo gjë tjetër që krijohet nga Inteligjenca Artificiale. Pra, një lloj “veganizmi teknologjik”, por për botën e Inteligjencës Artificiale. Ashtu si veganizmi ka parimet e veta etike, edhe “AI veganizmi” mbështetet te e njëjta logjikë: mos dëmto. Etika dhe “vjedhja e punëve kreative”: Shumë të rinj besojnë se chatbot-ët trajnohen me materiale të krijuara nga artistë, shkrimtarë dhe profesionistë realë, shpesh pa leje. Për ta, kjo është një formë vjedhjeje dhe një tradhti ndaj gjithë...