Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
SHBA vendos filtër të ri për investimet e huaja, prioritet siguria kombëtare
Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:11 Partneritetet publike–private në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të ri amerikan, i cili do të shqyrtojë investimet e huaja me qëllim garantimin e marrëveshjeve të drejta ekonomike dhe mbrojtjen nga aktorët keqdashës. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë, duke krijuar një klimë më të sigurt dhe të hapur për investitorët e huaj, veçanërisht për kompanitë amerikane që operojnë në territorin shqiptar. Ambasada e SHBA-së sqaroi se mekanizmi i ri për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike e përdorur gjerësisht për të eliminuar kërkesat potencialisht të dëmshme dhe për të mbrojtur sektorët kritikë të një vendi. Qëllimi është forcimi i sigurisë kombëtare dhe krijimi i një ambienti të parashikueshëm e të drejtë për bizneset...