Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi sot në Kuvend një projektligj, që sipas saj, synon të mbrojë të drejtat e mësuesve. Në prezencën e mësueseve dhe kryetares së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, deputetja Zhupa prezantoi projektligjin, ndërsa uroi që ai të kalojë pa barrierat e politikës dhe të miratohet sa më shpejt, në emër të drejtësisë dhe mbështetjes për mësuesit. Zhupa informoi se projektligji i adresohet mësuesve që janë diskriminuar pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësoi diplomat e tyre para vitit 2015. “Ky projektligj ka për qëllim të sigurojë trajtim të barabartë financiar për të gjithë mësuesit, pa marrë parasysh vitin kur kanë përfunduar studimet, dhe të njohë kontributin e tyre të shtrenjtë në arsim. Ky ligj është një...