“Të shtëna me armë në Plazhin e Vjetër”, telefonata alarmon Policinë e Vlorës

“Të shtëna me armë në Plazhin e Vjetër”, telefonata alarmon Policinë e Vlorës

Pak momente më parë, një telefonatë ka mbërritur në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Telefonata është kryer nga një qytetarë, i cili ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Pas marrjes së njoftimit blutë e Vlorës kanë nisur të krehin zonën, për të kontrolluar nëse ka apo jo të shtëna dhe persona të lënduar. Dyshimet kanë qenë që mund të jetë qëlluar drejt një personi apo automjeti. Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes, pas shumë minutash tashmë që ka kontrolluar zonën ende nuk është konstatuar asgjë. Sipas informacioneve grupi në terren nuk ka konstatuar të shtëna në zonë. Ndërkohë që kontrolli vazhdon në gjithë Plazhin e Vjetër dhe zonën e Pyllit të Sodës.