Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Paralizohet transporti publik në Prishtinë, punonjësit kërkojnë zgjidhje urgjente, protestës i bashkohet edhe kryetari i bashkisë
Prishtina mbetet pa autobusë të Trafikut Urban, punonjësit protestojnë për krizën financiare Që nga mëngjesi i së hënës, autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë nuk kanë dalë në qarkullim për shkak të vështirësive serioze financiare dhe mungesës së karburanteve. Ndërmarrja kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të ndërpriste të gjitha linjat për shkak të pamundësisë për të vazhduar operimin. Punëtorët e kompanisë janë mbledhur jashtë objektit të ndërmarrjes, ku kanë protestuar dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës. Ata theksojnë se situata financiare ka arritur në nivel kritik, duke rrezikuar jo vetëm funksionimin e ndërmarrjes, por edhe transportin publik nga i cili varen mijëra qytetarë çdo ditë. Sipas Sindikatës së Trafikut Urban, ndërmarrja përballet me borxhe të mëdha, si ndaj Komunës...