Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Artan Hoxha “NON GRATA” në Greqi, gazetari ndalohet nga Policia helene, i vendosin kryqin në pasaportë
ARTAN HOXHA TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është ndaluar ditën e djeshme që të hyjë në Greqi, dhe i është bërë me dije statusi “non grata” nga shteti fqinj. Hoxha ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në momentin që është ndaluar nga autoritetet greke, me argumentin që përbën një kërcënim për rendin publik. Gazetarit i është marrë pasaporta, dhe është mbajtur për rreth një orë i ndaluar nga autoritetet greke. Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se: 1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm. 2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme, për shëndetin publik ose marrdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian. Më pas, gazetarit Hoxha i është...