Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
I pandreqshmi Arbër Tivari! Theu masën e arrestit dhe kryente vjedhje, arrestohet. 3 vite më parë iu mori jetën dy vajzave…
arber tivari dhe dy vajzat qe humben jeten DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga 29-vjeçarin Arbër Tivari, i cili edhe pse në masën arrest shtëpie, rezulton që të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar. Tivari është i njohur për aksidentin e rëndë që shkaktoi 3 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën dy vajzat e reja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe. Viktimat ishin pasagjere në automjetin që drejtohej nga Tivari, i cili gjithashtu ka precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje. NJOFTIMI I POLICISË Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë; identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Në pranga edhe njëri nga...