Kompania e satelitëve të Dulakut merr 15 mln euro tendera sekretë nga Linda e AKSHI-t

Kompania e satelitëve të Dulakut merr 15 mln euro tendera sekretë nga Linda e AKSHI-t

Një kompani pas të cilës qëndron biznesmeni Artan Dulaku ka përfituar rreth 15 milionë euro tendera sekretë, kryesisht nga AKSHI, me pazarë në tavolinë dhe oferta ‘fituese’ pothuajse sa fondi limit. Bëhet fjalë për kompaninë Albanian Satellite Communications shpk, me objekt veprimtarie aktivitet i shërbimit në fushën e telekomunikacionit dhe komunikimeve elektronike, transmetimit satelitor etj. Kompania është themeluar në vitin 2006 nga Artan Dulaku (65 %), afrikani Benjamin Feinberg (25 %) dhe Arian Kraja (10 %), një personazh i lidhur me koncensione që po heton SPAK-u si korruptive. Kompania më pas kaloi në pronësi të plotë të vëllezërve Dulaku përmes akteve të blerjes së pjesës së aksioneve në vitin 2011 dhe vitin 2017. Pas shitjes së aksioneve, Arian Kraja, u emërua sekretar në Ministrinë e...