Ja si Belinda Balluku financoi njerëzit e PD për të hedhur bomba molotov në bashkinë socialiste të Tiranës…

Ja si Belinda Balluku financoi njerëzit e PD për të hedhur bomba molotov në bashkinë socialiste të Tiranës…

Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë vënë në dritë një realitet të frikshëm për politikën shqiptare, duke shkatërruar përfundimisht narrativën e armiqësisë mes opozitës së Sali Berishës dhe Belinda Ballukut. Ngjarjet e fundit dhe hetimet e drejtësisë po tregojnë se Balluku dhe opozita kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar për të realizuar interesa financiare, klienteliste dhe politike që i bashkojnë, duke krijuar një sistem të dyfishtë të pushtetit. Një nga skandalet është organizimi i protestave të dhunshme përpara Bashkisë së Tiranës, të udhëhequra disa muaj më parë nga Belind Këlliçi dhe Flamur Noka, por që ka dyshime të forta se janë financuar drejtpërdrejtë nga Balluku. Këto protesta u shoqëruan me përdorimin e bombave molotov dhe dhunë të vazhdueshme ndaj institucionit që udhëhiqet nga Erion...