‘Argjinatura të çara dhe zona pa energji elektrike’, Qarku Korçë përballet me dëme nga reshjet

‘Argjinatura të çara dhe zona pa energji elektrike’, Qarku Korçë përballet me dëme nga reshjet

Problematikat në qarkun e Korçës janë shfaqur të shpërndara në disa bashki, me dëmtime që prekin argjinatura, rrugë rurale, sistemin e kullimit dhe furnizimin me energji në disa zona të izoluara. Në Bashkinë Maliq, po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilat paraqesin rrezik për përmbytje të tjera. Në Bashkinë Pogradec, përveç dëmeve në rrugët dhe pronat familjare, u evidentuan problematika serioze në pastrimin e pusetave dhe menaxhimin e rrjedhjeve të lumenjve, veçanërisht në zonat e Verdovës dhe Rëmenjit. Humbja e 50 metrave të korsisë së biçikletave përbën një tjetër tregues të erozionit të fortë. Është verifikuar gjithashtu shkarje dherash pranë rezervuarit Stropskë 2, e cila po vlerësohet nga ekipet e emergjencave, duke ngritur shqetësime për sigurinë e...