Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv brenda një furgoni në kufi

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv brenda një furgoni në kufi

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, në një operacion të koordinuar me policinë kufitare, e cila po vazhdon procedurat ligjore lidhur me rastin. Sipas autoriteteve doganore, drejtuesi i furgonit kishte deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u paraqitur, por kontrolli i detajuar në vijën e dytë zbuloi sasinë e madhe të eksplozivit, të paketuar në thasë dhe të fshehur në bagazh, ku ishte maskuar me pajisje peshkimi. Ndaj të dyshuarit është hapur procedurë për kundërvajtje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në kufi.