Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Tiranë, policia në kërkim të autorit
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë, rreth orës 22:20, në rrugën “Ramadan Citaku” Sipas informacioneve paraprake, një 40-vjeçar, me inicialet M. J., është paraqitur në spital i plagosur në këmbë, dyshohet nga një armë zjarri. I plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut. Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e...