Partizani bën “paqe” me Vllazninë, shkodranët rimarrin kreun e renditjes

Partizani bën “paqe” me Vllazninë, shkodranët rimarrin kreun e renditjes

Adriatik BALLA Java e 12-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, me dy takime interesante që panë të zbrisnin në fushë emrat e mëdhenj të futbollit tonë. Kështu, në kryeqytet Partizani priti Vllazninë, në një duel ku secila palë synonte maksimumin. Kurse në Vlorë Flamurtari priti Tiranën, një duel i vendeve të fundit në renditje. Këto dy takime nuk prodhuan fitues, edhe pse në fushë u bënë përpjekje, u shënuan gola dhe pati rivalitet. Të dy takimet u mbyllën në barazim 1-1, ku secila skuadër mori nga një pikë, shumë pak për objektivat që kishin. Partizani frenon Vllazninë, por se ndal dot të rimarrë kreun Partizani dhe Vllaznia egjistruan dje një barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ne një ndeshje shumë të bukur,...