Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Osmani: Reforma e teksteve, ndryshime për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta
Nga shtatori i vitit të ardhshëm, klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta do të përdorin tekste shkollore të përditësuara. Ministria e Arsimit e konsideron këtë hap si pjesë të reformës që synon modernizimin e sistemit parauniversitar, duke u përshtatur me zhvillimet e kohës dhe nevojat e tregut. Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, tha për rëndësinë e reformës: “Synojmë të kemi nxënës që përdorin mendimin kritik dhe të përqasim kurrikulën me atë ç’ka ndodh në botën reale dhe me tregun e punës. Kjo do të bëjë që nxënësi të jetë i aftë të përballojë sfidat e së nesërmes.” “Tekstet do të ndryshohen në masën 20%. Kjo do të thotë ndryshime të tematikave të vjetruara, të ushtrimeve që janë të vështira ose shumë të lehta...