Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme e PPE-së: Integrimi i Shqipërisë në BE të kushtëzohet! Lidershipi i lidhur me krimin e organizuar
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Në deklarimin e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve, teksa u takua me Berishën. Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë. Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale. “Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership...