Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Arrestohen tre emigrantët sudanezë/ Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, i janë nënshtruar kontrolleve…
Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare. Sipas burimeve ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së, ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë. Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.