Shkoi për të vjedhur bagëti por u pikas nga pronari/ Hajduti qëlloi me çifte 65-vjeçarin, policia jep detaje të ngjarjes

Shkoi për të vjedhur bagëti por u pikas nga pronari/ Hajduti qëlloi me çifte 65-vjeçarin, policia jep detaje të ngjarjes

Të tjera detaje ka dhënë policia e Lushnjës lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Plug të  Lushnjës, ku pronari i një stani është qëlluar me armë në stanin e tij. Sipas informacionit zyrtar, një person kishte shkuar për të vjedhur bagëti në pronësi të shtetasit Flamur Mane, mirëpo është pikasur nga ky i fundit. Mes pronarit dhe hajdutit ka patur përleshje fizike në stan, e si pasojë, autori ka qëlluar me armë ndaj 65-vjeçarit. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Dedë Dedaj. Njoftimi i policisë: Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari. Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66...