Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Mund të arratiset, dënim deri në 5 vite burg
Belinda Balluku në SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme ka bërë një analizë të detajuar të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si edhe ndaj dy vartësve të saj, drejtorit të ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorit të KESH-it, Erald Elezi. Hetimet lidhen me dy procedura të rëndësishme prokurimi: “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Në vlerësimin e gjykatës, ekziston rrezik real që Balluku të tentojë largimin nga vendi apo të ndikojë në provat e hetimit. Po ashtu, për veprat penale që po hetohen, dënimi mund të shkojë deri në 5 vite burg. GJKKO ka konstatuar se deri në këtë fazë të procedimit penal ka rrethana që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se Balluku...