Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet – 87 581 zarfe të dërguara në 6 shtete nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (09:00) janë dorëzuar 87 581 zarfe dhe 33 janë marrë nga zgjedhësit. Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Elbasan 25 021, Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Gjirokastër 8 453, Kukës 3 946 dhe Korçë 205. Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 33 253 zarfe, në Greqi 28 413, në...