Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, çështja e ndërtimit të kësaj rruge nën hetim nga SPAK

Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, çështja e ndërtimit të kësaj rruge nën hetim nga SPAK

Pak minuta më parë janë evidentuar plasaritje të mëdha në aksin Korçë–Ersekë, pikërisht në vendin ku vetëm një vit më parë pati rrëshqitje toke. Aktualisht rruga është e qarkullueshme për qytetarët, por specialistët janë në terren për të vlerësuar nëse dëmtimi mund të thellohet më tej në strukturë dhe të çojë deri në rrëzimin e plotë të saj. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për SYRI TV se situata po monitorohet me kujdes, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se nëse plasaritjet zgjerohet, aksi mund të mbyllet për qarkullim për arsye sigurie. Ndërkohë, pas ndërtimit të kësaj rruge, çështja është në hetim nga SPAK, i cili po verifikon procedurat dhe cilësinë e punimeve që u kryen në projektin e saj.